Templates by BIGtheme NET

Këngëtari britanik rrihet me rojet e klubit të natës në Teksas (VIDEO)

Këngëtari britanik, Liam Payne, i cili është mik i ngushtë me Rita Orën, është përfshirë në një sherr me rojet e një klubi nate.

Këngëtari donte të hynte në një klub nate në Teksas së bashku me të dashurën e tij Maya Henry, mirëpo ai u përplas me personat që qëndrojnë para derës.

Një video është publikuar në rrjet ku shihet momenti i sherrit mes Liam dhe ekipit të sigurisë.  Ndërkohë që Liam zihet, Maya e tërheq atë nga pas, ndërsa një grua e moshuar qëndron mes tij dhe rojeve.

Lidhur me incidentin, Liam bëri edhe një postim në “Instagram”: ” Tre nga këlyshët tuaj thjesht u hodhën mbi mua pa asnjë arsye ndërsa unë po kapja ID-në time. Kam fotografi, mezi pres të të shoh në gjyq ti copë… “

Mirëpo këngëtari duket se u pendua pasi disa minuta më vonë e fshiu postimin. Sipas faqes “TMZ”, Liam dhe Maya fillimisht u lanë të hynin në klub pasi stafi i njohu, por më vonë u përpoqën t’i nxirrnin jashtë kur e kuptuan që Maya ishte e mitur. Kjo sepse Maya është 19-vjeç dhe në klub ka pije alkolike. Mosha e ligjshme për të konsumuar pije alkolike në Teksas është 21.

TMZ raporton gjithashtu se ekipi i sigurisë “e shtynë Liam në tokë” dhe kjo është arsyeja pse pjesa e pasme e këmishës së tij është e ndotur.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*