Templates by BIGtheme NET

Ronaldo refuzon pjesëmarrjen në ceremoninë e “Topit të Artë”

Cristiano Ronaldo raportohet se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e të hënës për dhënien e trofeut më të rëndësishëm për futbolliustët në botë, ‘Topi i Artë’ në Paris, mes spekulimeve se çmimi i është dhënë paraprakisht argjentinasit Mesi.

Më herët gjatë ditës, një listë e dyshuar se kishte rrjedhur tregoi se rivali i tij kishte fituar çmimin duke u renditur para van Dijk e Salah të Liverpulit.

Tani raportet kanë dalë se sulmuesi i Juventusit nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, siç raportohet nga ‘Foot Mercato’, që citon ‘Goal France’

Sidoqoftë, arsyeja e vërtetë e mungesë së Ronaldos duket se është pjesëmarrja e portugezit në ceremoninë e ‘Gran Galà del Calcio 2019’, që mbahet në të njëtë ditë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*