Vendosni fjalën kyçe....

Tirana në gjendje të Jashtëzakonshme, Veliaj hap tender 5 miliardë lekë për godinën e re të Ujësjellësit


Ndërkohë që tre qarqe të vendit ndodhen në gjendje të Jashtëzakonshme (Durrësi, Lezha dhe Tirana), Ujësjellësi i Tiranës ka vendosur se është koha për të shpenzuar 5 miliardë lekë të vjetra për ngritjen e një godine të re.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të kryeqytetit, që vepron nën varësinë e bashkisë së Tiranës, të drejtuar Erion Veliaj, ka publikuar njoftimin për zhvillimin e tenderit për ngritjen e një godine të re për institucionin.

Buletinin e Prokurimit Publik të datës 2 Dhjetor 2019, jepet edhe afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje në garën për këtë tender dhe është lënë data 27 e këtij muaji, ora 09:00.

Ndërkohë që qeveria është në garë me kohën për të mbledhur fonde për rindërtimin e banesave që kanë lënë në qiell të hapur mijëra banorë, Veliaj nuk duket aspak i shqetësuar të kryejë shpenzime që konsiderohen si “luksi”, në një kohë kaq të vështirë për qytetarët e saj.

Godina e re për ujësjellësin nuk duket punë urgjente në këtë kohë të vështirë për Tiranën, pasi zyrat e këtij institucioni janë vendosur para 2 vitesh në ambientet e një ish-kompanie celulare që mbylli aktivitetin pak kohë më parë, e madje në fund të vitit të kaluar, bashkia shpenzoi disa qindra milionë lekë për sistemin dhe mobilimin e këtyre zyrave./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *