Templates by BIGtheme NET

Trump kërcënon “të shkundë” Brazilin e Argjentinën me tarifat e reja për metalet

Presidenti amerikan Trump sulmoi të hënën Brazilin dhe Argjentinën për zhvlerësimin e monedhave përkatëse, duke thënë se ai menjëherë do të rivendoste tarifat për importet e çelikut dhe aluminit prej tyre.

‘Brazili dhe Argjentina kanë parë zhvlerësim masiv të monedhave të tyre, gjë që nuk është e mirë për fermerët tanë. Prandaj menjëherë unë do të rivendos tarifat e çelikut dhe aluminit që hyn në SHBA nga ato vende.’

Ai gjithashtu i ka kërkuar Bankës Qendrore të SHBA që të ulë normat e interesit për të dobësuar dollarin.

‘Rezerva Federale gjithashtu duhet të veprojë në mënyrë që vendet të mos përfitojnë më nga dollari ynë i fortë duke zhvlerësuar më tej monedhat e tyre. Kjo e bën shumë të vështirë për prodhuesit tanë dhe fermerët të eksportojnë me të drejtë mallrat e tyre.’ – nxiti Trump.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*