Templates by BIGtheme NET

Vritet djali 3-vjeçar i politikanit në Ukrainë brenda “Range Rover”-it

Disa persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së një politikani në qendër të kryeqytetit ukrainas të dielën, duke vrarë djalin 3-vjeçar të tij që ndodhej brenda në makinë.

Vyacheslav Sobolev, një biznesmen dhe ligjvënësi i këshillit rajonal të Kievit ishte në timon të makinës kur u sulmua, shkruan Reuters.

“Si rezultat i plagës me armë zjarri, një fëmijë vdiq në një autoambulancë gjatë rrugës për në spital”– tha Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës. 3-vjeçari ishte më i vogli nga 5  fëmijët e politikanit Sobolev.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk. Në 2010-2011 ai ishte shef ekzekutiv në kompaninë shtetërore të energjisë së Ukrainës Naftogaz.

Ka pasur disa vrasje të figurave të njohura në rrugët e Kievit që kur Rusia aneksoi Krimesë dhe një rebelim pro-Moskës u ndez në lindje të Ukrainës në 2014-ën.

Pavel Sheremet, një gazetar bjellorus i njohur për kritikat e tij ndaj drejtuesve të vendit të tij, u vra me një bombë makinë në Kiev në vitin 2016.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*