Vendosni fjalën kyçe....

Konsiderohet si pasues i Ramos, Real Madrit kërkon mbrojtësin e Napolit


“Los Blancos” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi stabil për sezonin e ardhshëm, i cili njëherësh do ta zëvendësonte Sergio Ramosin në të ardhmen

Real Madridi është duke planifikuar të përforcohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Gjiganti spanjoll ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe për këtë ia ka vënë syrin futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi sportiv italian “Calciomercato”.

“Los Blancos” e shohin përfaqësuesin senegalez si pasardhës afatgjatë të Sergio Ramosit.

Mirëpo, 13 herë kampioni evropian duhet të përballet me konkurrencën e fortë të Manchester Unitedit, i cili po ashtu e do futbollistin.

Reali është i gatshëm ta bëjë një ofertë të majme për ta transferuar Koulibalyn.

Nga ana e tij, Napoli nuk do ta lëshonte qendërmbrojtësin për një shumë më të vogël se 100 milionë euro.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *