Templates by BIGtheme NET

Meta i bën 4 kërkesa qeverisë pas takimit me pedagogë e drejtues shkencorë

Presidenti Meta ka deklaruar se pas takimit me pedagogë e drejtues shkencorë i është drejtuar qeverisë me 4 kërkesa.

Në reagimin në Facebook, Meta thekson se i ka kërkuar qeverisë, kompletimin e një harte të re të rrezikut sizmik, zbatimin e eurokodeve në ndërtime në mbarë vendin, plotësimin e planifikimit urban me elemente bashkëkohore dhe buxhetin e nevijshëm për institucionet përkatëse shkencore.

‘Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.’ – shkruan Meta.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*