Vendosni fjalën kyçe....

“M’u duk si kafshë e egër” – Bariu plagos me armë gjahu 63-vjeçarin në Sarandë


Një 63-vjeçar është qëlluar me armë gjahu në Sarandë.

Mësohet se i moshuari është qëlluar aksidentalisht nga një bari në zonë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2 pranë vendit të quajtur ‘Antenat’.

Autori ka deklaruar në polici se e ka qëlluar 63-vjeçarin se e ka ngatërruar e kafshë të egër.

Njoftimi i policisë

‘Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *