Vendosni fjalën kyçe....

Kenia i pari vend në botë që kthen ujin e detit në të pijshëm me energji diellore


Afro 2.2 miliardë njerëz vuajnë pasi nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt por së fundmi një OJQ ka gjetur një mënyrë për ta kthyer ujin e kripur të oqeanit në të pijshëm.

Në muajin fusht, ‘Give Power’, zhvilloi testin e parë të shndërrimit të ujit të kripur në të pijshëm duke përdorur energjinë diellore. Fabrika e parë është ndërtuar në Kiunga, një qytet i vogël në Kenia dhe pati sukses. Tani organizata ka në plan të përdorë teknologjinë në të gjithë botën.

Qyteti kenian Kiunga u zgjodh për instalimin e kësaj fabrike për të zgjidhur problemin dhe për të ndihmuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Pas këtij suksesi, organizata po planifikon projekte të ngjashme si në Kolumbi ashtu edhe në Haiti.

Procesi që e shndërron ujin me kripë në ujë të pijshëm, nuk është vetëm konsumues i lartë i energjisë, por edhe i kushtueshëm. Përdorimi i energjisë diellore si një zgjidhje afatgjatë është thelbësore. Aktualisht fabrika prodhon ujë 24 orë në ditë për 25 mijë banorët e qytetit.

Para instalimit të kësaj teknologjie, njerëzve u duhej të udhëtonin mbi një orë për të mbledhur ujë të pijshëm të sigurt për veten dhe familjet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *