Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal nuk i bën punë trajneri i ri, humbet ndaj Brighton


Arsenal është në krizë për rezultate dhe largimi i trajnerit Unai Emery nuk i lehtësoi rrugën drejt fitoreve. Pavarësisht marrjes së barazimit në sfidën e parë me trajnerin e ri Freddie Ljungberg “topçinjtë” u rikthyen te humbja dhe këtë herë ndaj Brighton.

Mbrojtësi Webster zhbllokoi shifrat 9 minuta përpara fundit të pjesës së parë. Përgjumje e mbrojtjes së Arsenalit dhe Brighton kaloi në avantazh.

Pjesa e dytë nisi mirë për vendasit dhe barazimi nuk vonoi. Francezi Lacazette përfitoi nga një goditje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë. U krijua iluzioni se do të ndodhte përmbysja, por Brighton gjeti një tjetër gol me anë të Maupay.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *