Vendosni fjalën kyçe....

Nju Jork-u mendon të ndalojë përdorimin e faturave, shkaktojnë kancer


Këshilli Bashkiak në Nju Jork është në përgatitje të një ligji i cili do ndalojë përdorimin e kuponave fiskalë që përbëhen nga Bisfenol A.

Për një kohë të gjatë, ky përbërës organik sintetik është dyshuar se shkakton kancer gjiri dhe dëmtime të rënda të trurit. Kimikati gjendet kryesisht në ato fatura të shpërndara nga kasat në supermarkete apo faturat e bankomateve.

“Është padyshim një shqetësim,” tha Katherine Reeves, një epidemiologe nga Universiteti i Masaçusets, e cila ka hulumtuar lidhjen e kimikatit me kancerin e gjirit tek kafshët, raporton Bloomberg.

Ajo tha se hulumtime të tjera sugjerojnë se ky kimikat mund të lidhet me autizmin, mbipeshën dhe kancere të lidhura me hormonet.

Më herët, Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut ka marrë masa të rrepta kundër përdorimit të qeseve plastike si dhe mëlçisë së dhjamtë, një pjatë e kuzhinës franceze ku përbërës kryesor është mëlçia e dhjamosur patave të ushqyera me forcë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *