Vendosni fjalën kyçe....

Serbia do furnizohet me gaz natyror rus përmes tubacionit “Turkish Stream” brenda vitit


Puna për të zgjatur tubacionin e gazsjellësit turk ‘Turkish Stream’ në Serbi pritet të përfundojë në javët e ardhshme, tha presidenti rus Putin gjatë një takimi me homologun e tij serb, Vuçiç.

“Serbia ka qenë e lidhur me rrjetin e tubacionit të gazit që është një shtrirje e tubacionit të gazit ‘Turkish Stream’” – tha Putin, duke shtuar se është arritur një marrëveshje për të rritur kapacitetin e ruajtjes së gazit në objektet nëntokësore të Serbisë nga 750 milionë metra kub në 2 miliardë metra kub.

“Ne nuk kemi dyshim se zbatimi i këtyre projekteve në shkallë të gjerë të energjisë do të ndihmojë në forcimin e konsiderueshëm të sigurisë së energjisë jo vetëm në Serbi, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Evropën në tërësi,” shtoi Putin.

Projekti ‘Turkish Stream’, i dakordësuar nga Moska dhe Ankaraja tre vjet më parë, përbëhet nga dy linja me kapacitet vjetor 31.5 miliardë metra kub.

Dega e parë do të dërgojë gaz natyror rus direkt në Turqi, ndërsa e dyta shtrihet në kufirin turko-evropian për të shkuar te klientët evropianë. Furnizimet e para të gazit rus përmes tubacionit janë planifikuar për në fund të këtij viti.

Projekti ‘Turkish Stream’ u krijua si një alternative për gazsjellësin ‘South Stream’ që kalon përmes Bullgarisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *