Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: PPP-ja e Milot-Balldre është anuluar, kompania nuk i’u përgjigj kontratës


Zv/Kryeministri Erion Braçe deklaroi sonte për herë të parë se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar.

I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, ai u shpreh se “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.

“E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”-deklaroi Braçe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *