Templates by BIGtheme NET

Francezët në protesta por kryeministri francez nuk tërhiqet nga reforma e pensioneve

Kryeministri francez, Eduard Philippe rikonfirmoi sot vullnetin e tij për të përfunduar reformën e pensioneve në Francë, por premtoi se kjo do të bëhej pa brutalitet, ndërkohë që qindra mijëra persona mbeten të mobilizuar kundër këtij projekti.

“Jam i bindur që me organizatat sindikale ne do të gjejmë ekuilibrin e duhur, pa hequr dorë nga vullneti ynë shumë i vendosur, për të ngritur këtë sistem universal”, theksoi kryeministri

Me këtë deklaratë ai iu drejtua veçanërisht punonjësve të kompanisë hekurudhore SNCF dhe administratë pariasiane të transporteve, që përfitojnë nga skemat e pensioneve speciale më të favorshme.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*