Templates by BIGtheme NET

Kryekomisari humbi jetën në kavalishencë nga tërmeti, PD i kërkon informacion Ramës dhe Lleshajt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisw Demokratike Gazment Bardhi, i kërkon Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, informacion lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntor dhe ku fatkeqësisht, humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

1.Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?

  1. A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
  2. A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?
  3. A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve.

Mëngjesi i 26 nëntorit e gjeti kryekomisarin Bajram Hajdarmataj në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por tërmeti tragjik bëri që ai të mos dilte gjallë prej andej.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*