Vendosni fjalën kyçe....

Me këmbët përpjetë, shfaqjet e Ramës nuk mungojnë as në Bratislavë (VIDEO)


Nga një mbledhje e jashtëzakonshme me qeverinë herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama mbërriti në Bratislavë, ku Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Edhe atje, Rama nuk i la dot shfaqjet e pregatitura me video të “ERTV”-së. Ai u shfaq sot live me këmbë të ngritura lart mbi tavolinë, duke konsumuar një kafe dhe duke përgatitur fjalimin që do mbajë në asamblenë e OSBE-së.

Endri Fuga si gjithmonë nuk i ndahet kryeministrit por shfaqet në krahune  tij të djathtë. Nëse më parë qëndronte në hije kohët e fundit Fuga ka filluar të bëhet protagonist në shfaqjet dhe në videot live të kryeministrit.

Kujtojmë se dhe pasditen e 4 dhjetorit, pak përpara nisjes së emisionit “Porta a Porta” në Itali, Rama shpërndau një video duke pirë kafe me këshilltarin e tij për mediat, Endri Fugën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *