Templates by BIGtheme NET

Mohimi i masakrës së Reçakut, reagon Cakaj: Goebbelsi i propagandës së Millosheviçit shtrembëroi të vërtetën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Detyrë Gent Cakaj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili mohoi masakrën e Reçakut në kohën e luftës në Kosovë.

Cakaj e ka quajtur Goebbels-in e Millosheviçit, presidentit serb për mohimi e masakrës.

Gjithashtu, Cakaj u ka bërë thirrje aktorëve ndërkombëtarë të dënojnë vepra të tilla që fyejnë viktimat.

J. Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani u shndërrua në një kampion i mohimit, nënvlersimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët e ndërkombëtarë duhet të dënojnë vepra të tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë!”-shkruan Cakaj në Twitter.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*