Templates by BIGtheme NET

Përsëri dhunë në rrugët e Francës, protestuesit kundër propozimit të Macron

Përsëri dhunë në rrugët e Francës. Policia dhe protestuesit janë përplasur në mes grevës së organizuar nga sindikatat e punës kundër reformave të propozuara të pensioneve.

Dhjetra protestues janë arrestuar vetëm në Paris ndërsa mbi një milion njerëz marshuan në të gjithë vendin.

Pamjet nga Parisi të publikuara nga RT tregojnë protestuesit duke hedhur objekte në drejtim të policisë. Ata përgjigjen me gaz lotsjellës.

Raportimet nga e gjithë Franca gjatë gjithë ditës flisnin për dhunë, janë shkatërruar dritaret e dyqaneve dhe kamerat e sigurisë, po ashtu u është vënë flaka biçikletave.

Të enjten dolën të protestonin turma të mëdha, kundër propozimit të presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin francez të pensioneve.

Sindikata CGT tha se rreth 1.5 milion njerëz marshuan në mbështetje të protestës, ndërsa Ministria e Brendshme flet për rreth 700,000 protestues.

Protesta dëmtoi shërbimet e transportit publik në të gjithë vendin dhe pritet të vazhdojë deri të hënën. Kjo është greva më e madhe e përgjithshme në Francë në dekada.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*