Templates by BIGtheme NET

Policia indiane vret katër burrat e dyshuar për përdhunim dhe vrasje

Policia Indiane ka ekzekutuar këtë të premte katër burra, të cilët ishin të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një veterinereje 27-vjeçare në qytetin e Hyderabad.

Siç shkruan “Reuters” katër burrat kishin qenë në paraburgim dhe u qëlluan për vdekje pranë vendit të ngjarjes së krimit të javës së kaluar.

Një zëvendëskomisionar i policisë, N. Prakash Reddy, tha se katër personat u dërguan në skenën e krimit rreth orës 6 të mëngjesit.

Mirëpo sipas tij, ata u përpoqën të rrëmbejnë armët e policëve shoqërues. “Pati një shkëmbim zjarri. Të katër të akuzuarit kanë vdekur. Dy policë janë plagosur.”– tha Reddy.

Asnjë detaj nuk u vu në dispozicion të menjëhershëm në lidhje me sa policë kishin shoqëruar katër të akuzuarit dhe nëse ata ishin të prangosur siç ndodh zakonisht.

Në fillim, një zyrtar i policisë vendase e kishte vendosur kohën e vdekjeve rreth orës 3:30 të mëngjesit. Gjë që krijoi mospërputhje në të dhëna.

Policia indiane është akuzuar shpesh për vrasje jashtëgjyqësore, në të ashtuquajturat “takime“. Gjatë javës së kaluar, mijëra indianë kanë protestuar në disa qytete pas pretendimeve për përdhunimin dhe vrasjen e një veterinereje.

Gruaja ishte larguar nga shtëpia me skuterin e saj dhe më vonë e thirri motrën për t’i thënë se kishte një gomë të rënë. Ajo tha se një shofer kamioni i kishte ofruar ndihmë dhe se ajo ishte duke pritur. Policia tha që ajo ishte rrëmbyer, dhunuar dhe asfiksuar. Familja e saj përshëndeti lajmin për vrasjet e autorëve të dyshuar.

“Kanë kaluar 10 ditë nga dita kur vdiq vajza ime. Unë shpreh mirënjohjen time ndaj policisë dhe qeverisë për këtë. Shpirti i vajzës time duhet të jetë në paqe tani”– tha babai i veterineres.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*