Templates by BIGtheme NET

Tërmeti e bën të pabanueshme Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, zhvendoset në një tjetër godinë

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë është shpallur e pabanueshme nga ekspertët çka ka sjellë zhvendosjen e punonjësve të saj në një godinë tjetër.

Tërmeti bëri që funksionet e saj Drejtoria Rajonale t’i kryejë te Drejtoria e Tatimpaguesve

“Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë do të vijojë punën e saj në përmbushjen e të gjitha detyrave funksionale në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolia Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë”-thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*