Vendosni fjalën kyçe....

Aubameyang shpreh pakënaqësi ndaj Arsenal, ngrin bisedimet për rinovimin e kontratës


Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, duket se nuk është më i kënaqur tek Arsenali. Edhe pse kohët e fundit lojtari nga Gaboni u gradua kapiten, ai ka ndërprerë çdo bisedim me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij me londinezët përfundon për 18 muaj, por bordi i Arsenalit është në dilemë për të ardhmen e Aubameyang. Ata ende nuk e kanë vendosur nëse do ta shesin verën e ardhshme sulmuesin apo do ta mbajnë edhe për sezonin tjetër, duke rrezikuar kështu që ai të largohet me parametra zero nga Londra.

‘Topçinjve’ i ka kushtuar plot 56 milionë £ kartoni i Aubameyangut kur e blenë nga gjermanët e Dortmundit në janarin e 2018. 30-vjeçari është në kuotën e 53 golave në 83 ndeshje me fanellën e Arsenalit, ndërkohë që ekipi po kalon një krizë të vërtetë, ku nuk e njohin fitoren prej dy muajsh duke pësuar një rënie të lirë në renditje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *