Vendosni fjalën kyçe....

Dënohen me 5.2 vjet burg dy personat që sulmuan trajnerin Gjoka, prokuroria apelon vendimin


Gjykata ka dënuar me 5.2 vite burg dy personat që sulmuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje janë dënuar me 2.6 vite burg secili. Prokuroria kishte kërkuar më parë dënimin me burg të Nehat Foljetës me 14 vite burgim, ndërsa për Sehar Xhenjen, organi i akuzës kërkoi dënimin me 12 vite burgim.

Vendimi i dhënë nga gjykata është apeluar nga prokuroria dhe do jetë gjykata e Apelit ajo që do vendosë masën përfundimtare të dënimit të dy të rinjve.

Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt të vitit të shkuar, teksa Gjoka ka dalë nga seanca stërvitore e pasdites kur është sulmuar nga dy personat e lartpërmendur, por fatmirësisht nuk pësoi dëme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *