Templates by BIGtheme NET

Ruiz “i prish festën” Joshua-s: Dua të rindeshem (Video)

Boksieri britanik, Anthony Joshua, tha pas fitores ndaj mesikanit Andy Ruiz, se falenderonte Zotin për fitoren e tij.

Por ndërsa ai po fliste për ‘Sky Sports’, pranë i afrua kundërshtari, i cili kërkoi një tjetër ndeshje, tashmë që rezultati mes tyre është barazim 1 me 1. Ruiz fitoi ndeshjen e parë ndërsa Joshua rimori titullin në ndeshjen e mbrëmshme.

‘Së pari dua ta falënderoj Zotin. Dua të them Bismilah. Dikush si unë nuk ka justifikime. Unë jam mësuar të fitoj në ring dhe kësaj here jam përmirësuar. E respektoj shumë Andy-n familjen dhe trajnerin e tij.’ tha Joshua teksa më pas i afrohet Ruiz i cili kërkon një tjetër ndeshje.

Pyetjes së gazetarit nëse do rindeshej me Ruiz-in, Joshua iu përgjigj: ‘Pa asnjë dyshim.’

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*