Fituesi i ardhshëm i çmimit ‘Puskas’ për golin më të bukur të vitit mund të jetë uruguaini Luis Suarez. Ai shënoi një gol fantastik me thembër në fitoren e thellë 5-2 të Barcelonës ndaj Majorkës të shtunën.
Suarez çoi në rrjetë një sulm tipik të katalanasve pak para përfundimit të pjesës së parë duke shtangur mbrojtësin dhe portierin kundërshtar.
‘Është goli më i mirë i karrierës time. E dija që ishtë një kënd i ngushtë dhe mundësia e vetme ishte ta godisja topin me thembër,’ tha Suarez pas pas përfundimit të ndeshjes.