Templates by BIGtheme NET

Suarez shënon golin e rrallë, shihni si e godet topin uruguaiani i Barcelonës (Video)

Fituesi i ardhshëm i çmimit ‘Puskas’ për golin më të bukur të vitit mund të jetë uruguaini Luis Suarez. Ai shënoi një gol fantastik me thembër në fitoren e thellë 5-2 të Barcelonës ndaj Majorkës të shtunën.

Suarez çoi në rrjetë një sulm tipik të katalanasve pak para përfundimit të pjesës së parë duke shtangur mbrojtësin dhe portierin kundërshtar.

‘Është goli më i mirë i karrierës time. E dija që ishtë një kënd i ngushtë dhe mundësia e vetme ishte ta godisja topin me thembër,’ tha Suarez pas pas përfundimit të ndeshjes.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*