Templates by BIGtheme NET

Ardian Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Parlamentin

Ish-Guvernatori i Bankës se Shqipërisë ka paditur në Strasburg, Këshillin mbikëqyrës të Bankës dhe Parlamentin për shkarkimin e tij rreth 5 vite më parë.

Sipas Report TV, padia është regjistruar dhe me 22 nëntor Strasburgu ka sjellë pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Në këtë dokument, thuhet se Fullani pretendon se i janë shkelur të drejtat pasi nuk është rikthyer në detyrë dhe nuk është dëmshpërblyer për dëmin që i është shkaktuar reputacionit të tij pas shkarkimit.

Kujtojmë se Ardian Fullani u shkarkua nga detyra në vitin 2014, kur ai u akuzua për shpërdorim detyre pas zhdukjes së 713 milionë lekëve. Fullani u arrestua, më pas Gjykata e vendosi arrest shtëpie, e në fund pas vendimit të gjykatës së Apelit më 23 dhjetor të 2015-ës u shpall i pafajshëm. Fullani përfitoi 56 paga dëmshpërblim me një vlerë prej rreth 42 milionë lekë të reja.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*