Templates by BIGtheme NET

Italia në panik nga tërmetet – Njerëzit e kalojnë natën jashtë, mbyllen shkollat

Italia është përballur me panik pas një tërmeti të fuqishëm që goditi mbrëmjen e kaluar provincën e Firences.

Tërmeti u regjistrua në orën 4.37 të mëngjesit me magnitudë 4.5, dhe u ndie fort në Firence, Prato, Pistoia, Empoli, San Miniato dhe Montecatini, por edhe në Bolonjë, Perugia, Siena dhe Pisa.

Tërmeti i parë u pasua dhe nga 5 goditje të tjera, një prej të cilave ishte me magnitudë 3.4. Një tjetër tërmet u regjistrua në 4:42 në Barberino del Mugello.

Mediat italiane raportojnë se disa banesa janë dëmtuar nga lëkundjet në zonën e Mugellos. Si rezultat dhe shkollat ​​u mbyllën në Barberino del Mugello, Scarperia dhe San Piero, Vaglia, Viçhio, Marradi, Dicomano, Vernio dhe Borgo San Lorenzo.

Për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar dhe personat që kanë shkuar të kërkojnë ndihmë mjekësore, kanë patur vetëm ankth për shkak të panikut të krijuar. Për momentin e vetmja ndërtesë e mbyllur është kisha e San Silvestro në Barberino del Mugello.

Mbrojtja Civile Kombëtare ka dhënë tashmë gatishmërinë për të vënë në dispozicion teknikët e vet.

Pas tronditjeve të tërmetit të regjistruara në Mugello, edhe trafiku hekurudhor u pezullua. Linjat e pezulluara janë këto më poshtë:

Shumë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Mugello dhe e kaluan natën jashtë pas serisë së tërmeteve. Shumë prej tyre qëndruan në makina për shkak të shiut.

“Shumë të frikësuar, njerëzit dolën në rrugë, tërmeti me magnitudë 4.5 na trembi vërtet.”- tha kryetari i Bashkisë së Scarperias në San Piero, Federico Ignesti./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*