Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Kalithea të Greqisë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, kokainë dhe marijuanë, ndërsa një 26-vjeçar, i identifikuar, është shpallur në kërkim.
Nga kontrollet e bëra në banesën dhe automjetet e shtetasve shqiptarë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2,2 gram kokainë, 17,520 euro cash, dy peshore, 3 telefona celularë dhe një pako me qese që përdoreshin për paketim.
Gjithashtu u sekuestruan edhe një makinë dhe një motoçikletë.
Operacioni u zhvillua ditën e premte, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme.