Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me kokainë dhe euro, ndalohet dy shtetas shqiptarë në Greqi


Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Kalithea të Greqisë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, kokainë dhe marijuanë, ndërsa një 26-vjeçar, i identifikuar, është shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e bëra në banesën dhe automjetet e shtetasve shqiptarë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2,2 gram kokainë, 17,520 euro cash, dy peshore, 3 telefona celularë dhe një pako me qese që përdoreshin për paketim.

Gjithashtu u sekuestruan edhe një makinë dhe një motoçikletë.

Operacioni u zhvillua ditën e premte, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *