Templates by BIGtheme NET

Rinis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti

Siç ishte lajmëruar më parë edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, sot ka nisur procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Pas gati dyjavësh, nxënësit në këto zona janë rikthyer në bankat e shkollës. Mirëpo rreth 30 shkolla nuk do të hapen sot, pasi janë dëmtuar rëndë nga tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter dhe kanë dalë jashtë funksionit.

Dy ditë më parë zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për nxënësit e këtyre shkollave, të cilët sipas saj nuk do të humbasin asnjë orë mësimi.

15 mijë nxënësve të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi nëpër shkolla të tjera, dhe shpenzimet e rrugës do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*