Templates by BIGtheme NET

Bojkoti i futbollistëve për pagat e prapambetura, reagon Takaj: Situata do zgjidhet por nuk do i penalizoj lojtarët

Pas bojkotit të stërvitjes nga ana e lojtarëve të Skënderbeut ka reaguar presidenti Ardian Takaj i cili për mediat ka theksuar se situata do zgjidhet dhe futbollistët do shlyhen pak nga pak duke pranuar situatën në klub.

Më tej Takaj ka sqaruar se nuk do i penalizojë lojtarët pavarësist që bënë një gjest të patolerueshëm

Situata u zgjidh, nuk kishte pse të bëhëj në këtë mënyrë, bojkoti është i patolerueshëm në të tilla raste, megjithatë e juatifikoj sepse kishin të drejtë. Skënderbeu nuk është një klub që i vonon pagat. Janë gjëra që ndodhin kudo edhe në ekipet e tjera jo vetëm me Skënderbeun, mund të them që kemi arritur akordin me futbollistët për t’i shlyer përmes një grafiku të ndërtuar së bashku me ta, t’i shlyej pak e nga pak.

Ishte mirë të shmangej mos bëhej kaq mediatike, ashtu sikurse Skënderbeu ka shmangur situata të tjera. Ne jemi brenda familjes mund të diskutojmë brenda zyrave të klubit dhe nuk është e nevojshme të kalohet në bojkot. Nuk do të ketë penalizim për futbollistët, mund ta quaj një gabim të tyrin por penalizime nuk do të ketë,”- ka thënë Takaj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*