Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan kundër Handke: Turp t’i jepet çmimi Nobel, inkurajon armiqtë e islamit


Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka komentuar ndarjen e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke në letër.

Siç shkruan Anadoly Agency, presidenti turk thotë se ky çmim për Handke do të inkurajojë armiqtë e Islamit dhe të njerëzimit.

“Është turp t’i japësh çmimin Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra myslimanëve”, deklaroi Erdoğan duke iu referuar Handke, një shkrimtar austriak që ka mohuar genocidin e Bosnjës në 1995.

Handke njihet si një admirues i madh i ish-liderit serb Slobodan Milosevic, i cili vdiq në vitin 2006 kur po gjykohej në Hagë për krime lufte dhe gjenocid.

Ai pretendon se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besonte se serbët kishin kryer genocid në Srebrenica.

Handke krahas çmimit do të marrë gjithashtu 952,000 dollarë, një medalje dhe një diplomë.

Presidenti turk u bëri thirrje njerëzve të reagojnë rreth çmimit të diskutueshëm.

“Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, u shpreh Erdoğan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *