Templates by BIGtheme NET

Fitorja me Shakhtar Donetsk dhe asisti i Man.City i jep kalimin më tej Atalantës

Atalanta arriti të siguronte një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme për fazën e grupeve në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk duke i dhënë edhe kalimin në fazën tjetër.

Por një ndihmesë në kalimin më tej italianëve i dha edhe fitorja e Man.City ndaj Dinamo Zagreeb.

Fitorja për Atalantën ku luan edhe Berat Djimsiti erdhi nga Pasalic, Castagne dhe Gosens.

Në Zagreb, “qytetarët” fituan me rezultatin 1-4. Ishin kroatët që befasuan anglezët e City në minutën e 10 me Olmo. Por Gabirel Hezus me një tripletë personale do i jeptne avantazhin dhe Foden do vuloste sfidën dhe kualifikimin në grupin C.

Tashmë Man.City dhe Atalanta do kalojnë më tej ndërsa Donetsk do militojë në sfidat e Europa League dhe Dinamo Zagreb e përfundon këtu aventurën evropiane.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*