Templates by BIGtheme NET

Mbyllet faza e grupeve, të mëdhatë fitojnë dhe kualifikohen

Me ndeshjet e sotme ka përfunduar dhe faza në grupe e Champions League, që ka prerë biletën e fundit të mbetur në diskutim, të cilën e ka marrë Atletiko Madrid.

Spanjollët kanë thyer në shtëpi 2-0 rusët e Lokomotiv Moskës me golat e Zhoao Felkisit nga penalltia në të 17-tën dhe Felipes në të 54-ën.

Atletiko nuk ka dashur t’i lerë asgjë rastësisë, ndonëse në sfidën tjetër të grupit D, Juventusi ka thyer Leverkusenin në Gjermani po 2-0 me golat e Higuain dhe Ronaldos. Në Europa League shkon Leverkuseni.

Në grupin A, Paris Sën Zhërmeni ka mposhtur 5-0 Gallatasarajin me të gjithë repartin e sulmit të francezëve që shkon në rrjetë: Ikardi, Nejmar, Mbape dhe Kavani, mes tyre goli i Sarabrias. Në Bryzh, Reali ka thyer Klubin me shifrat 3-1, të gjithë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Bryzhi vijon aventurën europiane në EL.

Në grupin B Bajerni i Myniht nuk fal dhe fiton ndeshjen e gjashtë në grup duke e mbyllur me pikë të plota, 18. Bavarezët nënshtruan Totenhemin e Murinjos me shifrat 3-1. Në takimin tjetër, “vëllazërorja” mes Olimpiakosit dhe Crvena Zvezdës është fituar nga grekët me shifrat 1-0, duke bërë që këta të shkojnë në Europa Ligë.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*