Vendosni fjalën kyçe....

49 milionë britanikë votojnë në zgjedhjet kyçe të dimrit, skenarët e mundshëm


Rreth 49 milionë votues në Britaninë e Madhe votojnë sot në atë që mund të përshkruhet si një nga vpotimet më të rëndësishme të një brezi.

Zgjedhjet e thirrura nga qeveria konservatore në shtator do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në katër vjet dhe të katërtat në të njëjtën periudhë kohore nëse llogaritet Referendumi për Brexit në vitin 2016.

Vendet e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit me orën dhe do të mbyllen në 10 të darkës. Sondazhet e para mund të tregojnë njëfarë orientimi, por rezultati përfundimtar mund të shpallet në mbrëmjen e së premtes.

Numri i kandidatëve që do të garojnë për vendet e Dhomës së Komunëve në 650 zonat elektorale është 3,222.

Votimet janë zgjedhjet e dyta të thirrura nga një kryeministër konservator për të siguruar një shumicë funksionale në parlament. Zgjedhjet e para të thirrura nga kryeministrja e atëhershme, Theresa May, i kushtuan asaj shumicën, duke e detyruar atë të drejtohej për një marrëveshje me partinë më të madhe të Irlandës Veriore, Partinë Demokratike Unioniste (DUP).

Për të formuar një qeveri, nevojiten 326 vende në parlament. Sondazhet e fundit sugjerojnë se Konservatorët do të fitojnë 339 vende me 43% të votave.

Ka më shumë se 3 milionë votues të regjistruar rishtas që do të shkojnë në votime sot. Dy të tretat e tyre janë nën 35 vjeç, dhe një e treta janë nën 25 vjeç. Zgjedhësit e rinj pritet të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.

Kërcënimi kryesor për Partinë Konservatore është rritja e votave të Partisë Laburiste. Kreu i saj, Jeremy Corbyn, rriti pjesën e votës për Laburistët më shumë se cilido prej drejtuesve të partisë që nga viti 1945 bazuar në të dhënat e zgjedhjeve të 2017-ës. Sidoqoftë, sondazhet e deritanishme i japin atij 34% mbështetje.

Liberal Demokratët (Lib Dems) parashikohet të marrin 12-13% të votave, ndërsa Partia Brexit dhe Partia Kombëtare Skoceze (SNP) mendohet se do marrin 4% secila.

Premtimet zgjedhore

Brexit, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS), krimi, ekonomia dhe emigracioni janë çështjet kryesore që partitë u përqendruan gjatë fushatave të tyre.

Partia Konservatore e bazoi fushatën e saj zgjedhore te Brexit, duke u zotuar të largohej nga BE-ja më 31 janar, afati i dhënë nga blloku shtatorin e kaluar. Brexit është çështja kryesore që Boris Johnson do të donte të linte pas duke e miratuar marrëveshjen e tij të rishikuar të tërheqjes përmes parlamentit dhe kjo është arsyeja pse ai kërkoi zgjedhjet e parakohshme.

Partia kryesore e opozitës, ajo Laburiste ka premtuar një marrëveshje të re tërheqjeje me BE-në dhe një referendum konfirmues për marrëveshjen.

Liberal Demokratët dhe Partia Kombëtare Skoceze kanë premtuar se do të revokojnë thirrjen e nenit 50 të klauzolës së largimit dhe do anulojnë Brexit, ndërsa Partia Brexit ka premtuar të largohet nga blloku pa një marrëveshje.

Sipas sistemit të përcaktuar, kandidati që merr numrin më të madh të votave në cilindo prej 650 zonave elektorale fiton zgjedhjet.

Fjalimi tradicional i Mbretëreshës është planifikuar për më 19 dhjetor, por kjo datë ka nevojë për konfirmim bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve do të prodhojnë skenarë të rinj:

– Çdo parti që fiton 326 ose më shumë vende në parlament mund të formojë vetë qeverinë e re.

– Nëse Konservatorët fitojnë shumicën e vendeve, por nuk mund të arrijnë 326 vende, ata do të kërkojnë mbështetje për një qeveri koalicioni. Sidoqoftë, asnjëra nga palët nuk ka gjasa ta japë ata përkrahje. Qeveria e mëparshme e formuar nga Theresa May kishte një marrëveshje me DUP (Partia Demokratike Unioniste) për të arritur një shumicë funksionale me 10 deputetët e tyre në Westminster.

Sidoqoftë, DUP tani mendon se Johnson i tradhtoi duke futur një kufi doganor midis Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të Britanikë së Madhe në marrëveshjen e tij të rishikuar të Brexit. Mbështetja e tyre, si çdo parti tjetër më e vogël, nuk ka gjasa të ndodhë.

– Nëse Laburistët do të fitojë shumicën e vendeve në një rezultat që nuk pritet të ndodhë, por merr më pak se 326 vende, ata do të përpiqen të formojnë një qeveri koalicioni me një ose më shumë parti, përfshirë Liberal Demokratët dhe Partinë Kombëtare Skoceze, për të arritur një shumicë funksionale. Liberal Demokratët kanë thënë se ata nuk do të jenë në një koalicion me Partinë Laburiste të udhëhequr nga Jeremy Corbyn.

– Nuk ka gjasa që ndonjë palë tjetër të fitojë shumicën e vendeve dhe të formojë një qeveri.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Anadolu Agency


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *