Templates by BIGtheme NET

Faza finale e Ligës së Kampionëve, ekipet mësojnë kundërshtarët të hënën

Pas përfundimit të fazës në grupe, të hënën do hidhet shorti i fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.

Për më tej janë kualifikuar PSG, Real Madrid, Bajern Mynih, Totenhem, Mançester Siti, Atalanta, Juventus, Atletiko Madrid, Liverpul, Napoli, Barcelona, Dortmund, Lajpcig, Lion, Valencia e Çelsi.

Shorti do hidhet në Nion të Zvicrës duke nisur nga ora 12:00 e paradites dhe ekipet do mësojnë kundërshtarët respektivë.

Mbajtësi në fuqi i trofeut të rëndësishëm është Liverpuli ndërsa klubi me më shumë trofe të fituar është Reali i Madridit me 13 të tillë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*