Templates by BIGtheme NET

Interesim i lartë për derbin e kryeqytetit, zyrtarisht janë shitur 17500 bileta

Ditën e nesërme luhet sfida mes Partizanit dhe Tiranës. Sfida mes dy klubeve më të titulluara të futbollit shqiptar do luhet në stadiumin e ri kombëtar dhe ka një interesim masiv nga sportdashësit për të ndjekur derbin.

Janë 17 mijë e 500 bileta të shitura, rreth 80% e stadiumit, çka tregon interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për këtë derbi, i pari që do luhet në stadiumin e ri të kryeqytetit. “Air Albania Stadium”.

Shifrat e biletave të shitura janë bërë publike nga vetë klubi i “kuq” në një postim në rrjetet sociale.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*