Templates by BIGtheme NET

Lëvizje në Formula 1, drejtuesit e Ferrarit takohen me Hamilton

Italianët e Ferrarit kanë pohuar se kanë biseduar me pilotin e Mercedes-Benzit në Formula 1, britanikun Hamilton.

Sipas mediave sportive britanike e italiane, Hamilton është takuar dy herë me presidentin e skuderisë italiane, John Elkann, ku sipas tyre është biseduar edhe për ardhjen e mundshme të Hamilton te Ferrari.

Kontrata e pilotit britanik me gjermanët përfundon në fund të vitit 2020 dhe ai vetë e ka lënë të hapur mundësinë e një lëvizjeje duke thënë se ka ende shumë energji dhe se do bëjë atë që është më e mira për të.

Hamilton është shpallur 6 herë kampion në Formula 1 (2008, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019), të gjashta herët me gjermanët e Mercedes-Benz.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*