Vendosni fjalën kyçe....

Kisha në Suedi heq pikturën që promovon homoseksualizmin nga altari… por jo për arsyen që mendoni


Pas dy javësh diskutime, kisha në Suedi e cila vendosi në altar një pikturë që promovon prirjet homoseksuale, ka vendosur ta heqë sërish atë.

Por arsyeja nuk është paraqitja e Adamit dhe Evës në pikturë si dy persona të të njëjtit seks (lexo këtu).

Kisha e Shën Palit në qytetin e Malmo-s e pranoi pikturën në altarin e saj dy javë më parë. Vepra e artit e realizuar nga artistja suedeze Elisabeth Ohlson Wallin kishte për qëllim të simbolizonte gjithëpërfshirjen.  

Por ky veprim nxiti shumë polemika. Pas shumë debatesh, RT shkruan se kisha ka vendosur ta heqë pikturën dhe ta transferojë atë në një “vend tjetër”, jashtë dhomës së altarit.

Lajmi u konfirmua nga pastori Per Svensson. Dhe jo, shkaku nuk ishte ndryshimi i historisë biblike të Adamit dhe Evës si një përrallë e dy çifteve nudo të të njëjtit seks në Kopshtin e Edenit.

Kjo pjesë është “plotësisht e pakontestueshme”, tha Svensson. Problemi qëndronte te gjarpri që tundoi Adamin dhe Evën të provonin frutin e ndaluar. Në pikturë, gjarpri ishte përshkruar si transgjinor.

 “Gjarpri tradicionalisht simbolizon të keqen dhe ta shndërrosh atë në një person transgjinor mund të nënkuptojë që një person transgjinor është i keq ose është djall” – shpjegoi Svensson. “Kisha e Suedisë nuk mund ta mbështesë këtë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *