Templates by BIGtheme NET

VIDEOT MISTERIOZE – Drita dhe “rrufe” në qiell të hapur gjatë tërmetit të 26 nëntorit

Të paktën tri kamera sigurie të bizneseve në Durrës kanë arritur të filmojnë fushë-pamje nga qielli gjatë momenteve të tërmetit në mëngjesin e 26 nëntorit.

Të treja filmimet tregojnë se aktiviteti në qiell shfaqet “i çuditshëm”, në qiell shfaqen drita të ngjashme me rrufetë, por në ndryshim nga efekti i rrufeve, këto drita nuk janë shoqëruar më bubullima më pas, siç ndodh me rrufetë.

Një tjetër fakt që i bën të çuditshme këto drita është kuadri sinoptik i zonës së Durrësit në mëngjesin e 26 Nëntorit 2019. Koha nuk paraqiste shenja vranësirash dhe paraditja e 26 Nëntorit ishte një ditë me diell dhe pse me temperature të ulëta, ditë pa vranësira pa rreshje.

Në plarformën e videove “Youtube” disa përdorues shqiptarë ose të huaj kanë hedhur video të momenteve gjatë tërmetit në Shqipëri ku në sfond shfaqen dritat e çuditshme në qiell.

Ndër të tjera spikat videoja e ofruar nga përdoruesi “Ervis Sakolli” e cila është një video me tekst ku paraqiten tri pamje të ndryshme të kapura nga kamerat e sigurisë në tri biznese të ndryshme në Durrës.

Videoja në vijim:

 

Nuk ekziston ende një ekspertim profesional i këtyre videove për të garantuar autenticitetin ose për të interpretuar efektet e dritës në kamerat respektive.

Shumica e përdoruesëve që kanë hedhur video në Youtube i lidhin pamjet e qiellit me drita gjatë tërmetit me fenomenin “Haarp”. Sipas tyre, fenomeni i dritave në qiell gjatë një tërmeti ndodh kur tërmeti është i stimuluar me teknologjinë “Haarp”. Kjo teknologji godet me valë jonosferën dhe prej andej përthyen goditjen në shtresat e Tokës duke shkaktuar të njëjtin efekt si tërmeti.

Disa vite më parë Parlamenti Evropian mbajti një seancë dëgjimore për të marrë më shumë të dhëna mbi systemin Haarp të instaluar në Alaskë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar transparencë mbi qëllimet dhe mënyrën e funksionimit të këtij sistemi. (kliko këtu)

Zyrtarisht SHBA-të kanë pranuar ekzistencën e këtij sistemi që ndërhyn në jonosferë për arsye studimore shkencore, projekti është themeluar dhe financuar nga Pentagoni.

Në internet gjenden disa të dhëna apo dhe punime që trajtojnë këtë sistem, por kufizimet në raportimin e këtyre të dhënave janë të jashtëzakonshme dhe është thuajse e pamundur të eksplorohet profesionalisht e vërteta për shkak të natyrës tepër sekrete të operacioneve ushtarake dhe studimeve për interes ushtarak ose interes të avancuar shkencor. / Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*