Templates by BIGtheme NET

Bashkia e Elbasanit tender 130 milionë lekë për zbukurimet e fundvitit

Bashkia e Elbasanit pritet të shpenzojë rreth 126 milionë lekë për zbukurimet e festave të fundvitit.

Në tenderin e publikuar në APP (Agjencia e Prokurimeve Publike), bashkia e drejtuar nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, ka vënë në dispozicion të zbukurimeve për festat e fundit të vitit një shumë prej 134 milionë lekësh të vjetra.

Në tender kanë marrë pjesë dy kompani, ndërsa fituese e tenderit është shpallur kompania ‘Dixhi Print – Al’.

Vlen të theksojmë se disa komuna e bashki në Kosovë e Maqedoninë e Veriut i anuluan zbukurimet e fundvitit duke e akorduar shumën për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*