Templates by BIGtheme NET

“Hetimet u manipuluan e devijuan qëllimshëm” – Salianji paralajmëron fakte e prova të reja

Demokrati Salianji ka paralajmëruar publikimin e të tjera provave dhe fakteve të reja lidhur me hetimin për audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Ai shkruan se hetimet janë manipuluar e devijuar në mënyrë të qëllimshme.

‘Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj. Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve’, shkruan Salianji.

Prokuroria ka kërkuar 18 muaj burg për Salianjin, 1 vit burg për gazetarin Olldashi, 3.6 vjet burg për Albert Velin dhe 3 vjet burg për Fredi Alizotin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*