Templates by BIGtheme NET

“Je përgjegjës direkt për 24 viktimat në pallatet e Thumanës” – PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama pas videomesazhit të tij.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, në një reagim thotë se Rama vijon të bëjë spektakël mbi tragjedinë e 26 nëntorit duke u provuar qytetarëve në këto tre javë se drejtohen nga një kryeministër i dështuar.

Bardhi thekson se Rama mbron paturpësisht 150 milionë dollarët që u ka dhënë oligarkëve për koncesionet korruptive.

‘Edi Rama vazhdon të bëjë shoë mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës.

Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.’ – shkruan Bardhi.

Më tej ai thekson se kryeministri Rama është përgjegjës direkt për vdekjen e 24 personave që humbën jetën në pallatet e rrëzuara në Thumanë.

Bardhi shkruan gjithashtu se Rama e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon e Arben Ahmetajn, ndërsa opozita nuk përfitoi politikisht nga tragjedia.

‘Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit. Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë. Në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita. Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë.’ – mbyll Bardhi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*