Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi shpartallon Teutën dhe rrëmben kreun e renditjes


Kukësi ka përfituar nga dy humbjet e Partizanit duke rrëmbyer kreun e renditjes. Veriorët kanë shkatërruar Teutën ditën e sotme në ‘Elbasan Arena’ me rezultatin e thellë 4-0 dhe tashmë kanë një pikë më shumë se Partizani.

Teuta ka mbetur poshtë mesit të renditjes megjithatë është krejt në garë pëer të gjithë objektivat.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu është mundur në shtëpi nga Vllaznia me rezultatin 1-0. Korçarët po vuajnë problemet e brendshme për shkak se lojtarët nuk kanë marrë pagat prej kohësh dhe kjo ka ndikuar në rezultatet e marra.

Ata janë shumë poshtë në renditje dhe sado që tëorikisht janë në garë për një nga tre vendet e para, praktikisht zor se do të jenë në gjendje që të rivalizojnë si duhet. Vllaznia është ngjitur në vendin e pestë dhe tashmë kërcënon grupin e kryesuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *