Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytet miniera në Kinë, dyshohet për dhjetëra të vdekur


Tre minatorë vdiqën dhe 15 të tjerë u zhdukën pasi një minierë qymyri në provincën jug-perëndimore kineze të Sichuan u përmbyt të shtunën, njoftojnë mediat lokale.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3 pasdite afër qytetit të Yibin, tha kanali i lajmeve ‘ÇTV’ në Kinë. Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në vendin e ngjarjes ndërsa autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet.

Aksidentet në miniera nuk janë të rralla në Kinë. Një shembje në një minierë në provincën Shaanxi në janar vrau 21 minatorë.

I njëjti numër minatorësh vdiq në provincën Shandong në tetor të vitit të kaluar, kur një shpërthim shkëmbi shkatërroi një tunel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *