Templates by BIGtheme NET

Berisha: Largimi i Ramës emergjencë kombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një eventi të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka shigjetuar Kryeministrin Edi Rama duke e konsideruar largimin e tij emergjencë kombëtare pas tërmetit.

Deklaratën Berisha e bëri për të adresuar edhe veprimet e ndërmarra nga mazhoranca politike për ligjin e shpifjes i cili konsiderohet si goditje ndaj fjalës së lirë.

Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim, dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij, nuk marr unë përgjegjës kurrë djalin për babën, por kur djali manifeston në mënyrë identike…I ati i tij firmoste varjen e poetit Havzi Nela, pra varte fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë portalet. Ka sjellë në parlament ligjin, që sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, po aq sa është edhe tërmeti”-deklaroi Berisha.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*