Vendosni fjalën kyçe....

Ishte në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë, vetëdorëzohet në polici 28-vjeçari


Është vetëdorëzuar në polici një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë ku mbeti viktimë tekniku i kondicionerit.

28-vjeçari Albano Kusi është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç.

Materialet në ngarkim të shtetasit Albano Kusi, i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *