Templates by BIGtheme NET

Zyrtari i PPE-së: Krimi në Shqipëri ushqehet nga politika, mbështesim programin e PD-së

Zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane , Kremer ka deklaruar  se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika në Shqipëri.

Deklaratën Kremer e bëri gjatë një konferencë të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike.

Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë.

Prandaj PPE ka qenë e qartë, BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median” – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*