Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi britanik qëllohet për vdekje para hotelit në Argjentinë, tentuan ta vidhnin


Një milioner britanik është qëlluar për vdekje para një hoteli me pesë yje në Argjentinë, nga një grup personash të armatosur të cilët besohet se e kanë ndjekur që nga aeroporti.

Sulmi ndodhi para një hoteli në Buenos Aires, ku Matthew Charles Gibbard, 50 vjeç, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Telegraph” shkruan se djali i gruas së tij, Stefan Zone, 28 vjeç, mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spital.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një grabitje. Dy burrat sëbashku me anëtarë të tjerë të familjes, kishin mbërritur rreth orës 09:20 në Buenos Aires dhe morën një taksi për të shkuar në hotel.

Kur ndaluan para hotelit, atyre iu afrua një grup motoristësh, të cilët kanë tentuar ti grabisin. Gibbard dhe djali i rezistruan hajdutëve të cilët i qëlluan me armë.

Babai u qëllua në sqetull dhe pësoi hemorragji pasi plumbi hyri në gjoks. Ai vdiq në vendngjarje. Djali u qëllua në këmbën e majtë, dhe po trajtohet në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *