Vendosni fjalën kyçe....

Maqedoni e Veriut-Kosovë, vendoset stadiumi se ku do luhet sfida


Ndeshja gjysmëfinale e play-off të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës për kualifikim në Euro 2020, do të zhvillohet në stadiumin me mbi 33 mijë ulëse në Shkup, ka konfirmuar Federata e Futbollit e Maqedonisë Veriore.

Pas shumë thashethemeve se ky duel mund të luhet në Strumicë, organi qeverisës i futbollit maqedonas konfirmoi sot se është vendosur që ndeshje ta zhvillohet në stadiumin Todor Proeski në Shkup, raporton Gazeta Express.

Këshilli Drejtues I Federatës së Futbollit të Maqedonisë e mori këtë vendim sot në një takim.

“K.D i FFM-së vendosi që takimi Maqedoni-Kosovë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup”, thuhet në njoftimin e federatës maqedonase.

Kjo Federatë e njoftoi edhe zyrtarisht UEFA-në për vendin e zhvillimit të ndeshjes.

Kosova dhe Maqedonia përballen në gjysmëfinale të play-off më 26 mars, si fituese e grupeve të tyre përkatëse në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe do të këtë një mundësi të dytë për t’u kualifikuar në Evropian pas dështimit në kualifikime.

Fituesi i këtij dueli përballet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë, për një vend në Euro 2020 verën e ardhshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *